

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri
Bordi i Transparencës ka përcaktuar këtë të mërkurë, më 8 prill 2026, çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat hynë në fuqi në orën 15:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në një vendim të ri.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është vendosur në 220 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë në 208 lekë për litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 181 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 169 lekë për litër.
Autoritetet bëjnë të ditur se këto çmime do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të reflektohen çdo ndryshim i mundshëm në tregun e karburanteve.
Në përditësim
Çmimet e reja të karburanteve hyjnë në fuqi sot, ja sa do të paguhet për naftën dhe benzinën
Nga sot pasdite, qytetarët dhe bizneset në vend do të përballen me çmime të reja për karburantet, pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës.
Gazoili do të shitet deri në 220 lekë për litër në pakicë dhe 208 lekë për litër në shumicë, ndërsa benzina do të arrijë deri në 181 lekë për litër në pakicë dhe 169 lekë për litër në shumicë.
Vendimi ka hyrë në fuqi në orën 15:30 të datës 8 prill dhe do të mbetet në fuqi deri në një rishikim të ri nga Bordi, në varësi të luhatjeve të tregut.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






