Transmetuar më 08-04-2026, 13:09

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbledhi deputetët dhe aleatët e opozitës për të diskutuar masat emergjente që synojnë të lehtësojnë pasojat ekonomike mbi qytetarët.

Grupi parlamentar i PD-së i ka kërkuar Kuvendit që të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin për uljen e çmimit të naftës, duke kërkuar që çështja të përfshihet në seancën plenare të 16 prillit.

Propozimi parashikon një akcizë të ndryshueshme për lëndët djegëse, ku e gjithë TVSH-ja që akumulohet nga rritja e çmimit të karburantit do të shkojë automatikisht për uljen e akcizës së naftës. Sipas PD-së, nëse kjo masë do të miratohej, çmimi i naftës sot nuk do të ishte më i lartë se 180 lekë për litër.

Nga mbledhja në selinë e PD-së dolën Tedi Blushi, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka, të cilët diskutuan gjithashtu mbi organizimin e protestës së 17 prillit, si dhe mbi punën e komisioneve të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit