Transmetuar më 08-04-2026, 13:01

Gjykata e Posaçme ka vendosur pafajësi për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i kallëzuar për shpifje dhe fyerje nga një punonjës i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkuli.

Akuzat lidhnin Nokën me një denoncim publik në rrjetet sociale, ku ai pretendonte se punonjësit e burgut ishin të përfshirë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, në mbështetje të Partisë Socialiste.

Deputeti nuk ishte prezent në seancë, por u përfaqësua nga avokatja Eda Grimçi, e cila deklaroi se edhe SPAK kishte kërkuar pafajësi, duke theksuar se denoncimi ishte bërë në formë publike dhe nuk përbënte shpifje.

Flamur Noka kishte denoncuar gjithashtu se Burgu i Peqinit ishte përdorur si një shtab zgjedhor për kandidatën e PS-së, Sara Mila, dhe se efektivët ushtronin presione mbi punonjësit për të favorizuar votimin pro PS-së.

Gjykata konfirmoi se denoncimi ishte i bazuar dhe nuk përbënte vepër penale, duke shpallur deputetin të pafajshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit