

Banorët e Baks-Rrjollit zhvilluan këtë të mërkurë një protestë para Prokurorisë së Shkodrës, duke kërkuar zbardhjen e hetimeve njëvjeçare për pronat e tyre. Ata akuzuan se dosja po mbahet peng dhe se drejtimi i saj është devijuar qëllimisht, përmes ndryshimit të pyetjeve drejtuar ekspertëve topografikë.
Banorët kërkuan një takim të drejtpërdrejtë me drejtuesit e institucionit, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen derisa çështja të marrë një zgjidhje.
Tensionet u rritën pas një incidenti në Lezhë, ku Gëzim Pjeshka, aktivist i zonës, u shoqërua në polici gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama. Pjeshka e cilësoi këtë veprim si presion ndaj komunitetit, i cili prej tre muajsh kundërshton ndërtimin e një resorti turistik, që sipas banorëve përbën rrëmbim të pronave dhe shkatërrim të mjedisit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






