Transmetuar më 08-04-2026, 10:56

Një 50-vjeçar, Agim Visha, është arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Responde”, pas një konflikti të dhunshëm me një 38-vjeçar për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Myslym Keta”. Sipas raportimeve, 50-vjeçari ka tentuar të qëllojë viktimën me një armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje.

Pas përpjekjes për të ikur nga vendi i ngjarjes, Agim Visha u kap menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe u vu në pranga.

Hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes vijojnë nga autoritetet përkatëse.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit