Transmetuar më 08-04-2026, 10:47

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 27 prill për zhvillimin e seancës së parë gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë.

Sipas njoftimit, seanca do të mbahet në orën 11:00 dhe do të shqyrtohet nga një trupë gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Besmir Stroka dhe Atalanta Zeqiraj.

Procesi gjyqësor pritet të tërheqë vëmendje të lartë publike, për shkak të profilit të lartë të të pandehurve dhe çështjes në shqyrtim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit