Transmetuar më 08-04-2026, 10:26

Është hapur televotimi që do të përcaktojë tre finalistët që do t’i bashkohen Selin Bollatit në finalen e madhe të spektaklit.

Në garë për tre vendet e fundit në finale janë pesë banorë: Miri, Rogert, Mateo, Brikena dhe Shëndriti.

Gjatë spektaklit të së martës, gara u ngushtua më tej me eliminimin e Juela Nikolli dhe Edisa Demollari.

Ndërkohë, në spektaklin e radhës që do të zhvillohet të shtunën, pritet të eliminohen edhe dy banorë të tjerë, duke lënë vetëm katër finalistët që do të garojnë për çmimin e madh.

Finalja e këtij edicioni është planifikuar të mbahet më 18 prill, ku fituesi do të shpërblehet me 100 mijë euro.

Fituesit e edicioneve të mëparshme kanë qenë Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli, Egla Ceno dhe Gjesti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit