Transmetuar më 08-04-2026, 09:36

Një aksident i rrezikshëm është regjistruar në Orlando, ku një autobus shkollor me nxënës është përplasur me një tren në një kalim hekurudhor.

Autoritetet kanë arrestuar shoferen 67-vjeçare, Yvonne Hampton, e cila dyshohet se ka shkaktuar ngjarjen për shkak të shkeljes së rregullave të sigurisë.

Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 29 nxënës dhe dy të rritur. Sipas raportimeve, përplasja nuk shkaktoi viktima, por krijoi panik të madh mes fëmijëve.

Pamje të publikuara në rrjetin social TikTok tregojnë momentet dramatike brenda autobusit, ku nxënësit dëgjohen duke bërtitur nga frika. Sipas videos, pak sekonda para përplasjes, shoferja dëgjohet duke thënë se nuk do të ndalonte për trenin.

Drejtori i Distriktit Shkollor të Qarkut Sumter deklaroi se aksidenti mund të kishte përfunduar në tragjedi, duke theksuar se diferenca ishte vetëm disa centimetra.

Pas incidentit, shoferja është pushuar menjëherë nga puna dhe përballet me 29 akuza për neglizhencë ndaj fëmijëve, si dhe shkelje të rregullave të sigurisë në kalimet hekurudhore.

Një nga nxënëset e pranishme në autobus u shpreh për mediat lokale se përjetoi momente frike të madhe, ndërsa pa trenin duke u afruar drejt mjetit.

Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

@pre.k.thug26 #trainhitmybus#busdriversfault#sumtercountyfl #yoysucksumtercounty@༒𝕴𝖟𝖟𝖞༒ @theyluv_jaky @Landon @leneaa💘💘.@unfinishedplsignore ♬ original sound – pre.k.thug26

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit