

Këshilli i Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me marrëveshjen e arritur për ndërprerjen e luftimeve. Këshilli e cilësoi fitore historike të Iranit dhe tha se SHBA me Izraelin pranuan kushtet e vëna nga Irani.
Sipas ParsToday, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit në deklaratën e tij thotë se "Irani ka arritur një fitore të madhe dhe duke refuzuar të gjitha propozimet e paraqitura nga SHBA-Izrael dhe i ka detyruar të pranojnë planin 10 pikësh të Teheranit në të cilin Amerika në mënyrë parimore është zotuar të garantojë:
Mospërsëritjen e agresionit
Vazhdimi i kontrollit të Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit
Pranimi i pasurimit të uraniumit
Heqja e sanksioneve parësore
Heqja e sanksioneve dytësore
Anulimi i të gjitha rezolutave të Këshillit të Sigurimit kundër Iranit
Anulimi i të gjitha rezolutave të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-s
Pagimi i dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuar nga lufta
Largimi i forcave luftarake të Amerikës nga rajoni
Përfundimi i luftimeve në të gjitha frontet duke përfshirë edhe sulmet kundër Rezistencës Islamike heroike të Libanit (Hezbullah)
"E urojmë të gjithë popullin iranian për këtë fitore të madhe dhe theksojmë se akoma deri në finalizimin e detajeve të kësaj fitoreje ka nevojë për qëndresë e rezistencë dhe ruajtjen e unitetit dhe solidaritetin e popullit të Iranit”, – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






