

Gjatë spektaklit të mbrëmjes, në një prej formateve më të ndjekura televizive, janë regjistruar tensione dhe debate të forta mes opinionistes Monika Kryemadhi dhe banores Selini.
Përplasja nisi pas ndërhyrjeve të shpeshta dhe jashtë radhe nga ana e banores, çka solli reagimin e menjëhershëm të Kryemadhit. Në një moment tensioni, ajo iu drejtua Selinit me tone të ashpra, duke e kritikuar për mungesë korrektësie në diskutim.
Më tej, Kryemadhi rikujtoi edhe një episod të mëparshëm lidhur me një test inteligjence, ku sipas saj, banorja kishte rezultuar dobët, duke e përdorur këtë si argument në debat.
Situata u shoqërua me ndërhyrje të moderatorëve për të qetësuar klimën në studio, ndërsa diskutimi vijoi mes toneve të forta dhe replikave të ndërsjella.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






