

Finalja e madhe e Big Brother VIP po afron dhe tensionet brenda shtëpisë janë shtuar, sidomos për historinë e krevatit, një ngjarje që ka nisur që në ditën e parë të edicionit.
Dy banorët, Miri dhe Selin, akuzuan njëri-tjetrin për mënyrën sesi u zhvilluan ngjarjet pas fjetjes në një krevat, ndërsa Vëllai i Madh publikoi klipin me qëndrimet e tyre.
Në debat ndërhyri edhe Rogerti, i cili aludoi se Miri dhe Selin mund të njiheshin nga jashtë shtëpisë, një gjë që ata e mohuan.
Pjesë nga diskutimet:
Miri: Kristi na vendosi në një krevat, sepse Selin e ka kërkuar të flejë afër Mirit. Është parë ajo shumë e pastër. Për batutat, patjetër që do bënim batuta për tu miqësuar. Ja ku është Selin.
Selin: Këto pamje nuk janë reagimet e para. Kur jam futur brenda, të gjitha krevatet ishin zënë. Kam thënë do i them Kristit për të njëjtën batutë, dua të rri afër Mirit.
Miri: Ne e pamë videon.
Selin: Kristit ia kam thënë a mund ta ndërroj krevatin. Kam vendosur të mos replikoj më me këtë situatë, se është e vetmja situatë që i intereson. Miri i jep tjetër kontekst historisë. Ti ke ngel akoma të krevati, unë kam shumë më tej për të diskutuar.
Miri: Nuk kam ngecur unë, Vëllai i Madh i solli sot.
Selin: Mirit i intereson ta çojë temën gjithmonë te historia e krevatit.
Miri: Je ti që e ke diskutuar, e ke thënë ti “unë kam bërë krevatin”.
Rogerti: Diçka ka mes tyre para se të hynë në Big Brother, mbase një telefonatë. Pashë gjuhën e trupit që nuk ishin të surprizuar kur u takuan. Pashë që Miri, që kishte rolin “player”, po i pëlqente fakti që kjo vajzë po i ulej afër. Mu duk një gjuhë trupi sikur ishte e planifikuar. Fakti që nuk e kanë lëshuar krevatin, për lojën që i ka marrë të dy në qafë. Gjuha e trupit po gënjen.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






