

Vatikan – Kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Iran, duke e cilësuar si të papranueshëm kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump ndaj këtij vendi.
Gjatë një deklarate për mediat, Papa theksoi se situata nuk përbën vetëm një çështje të së drejtës ndërkombëtare, por edhe një problem të thellë moral që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
Ai bëri thirrje për përfundimin e konfliktit, duke paralajmëruar për pasojat e rënda që mund të sjellë për popullsinë civile.
Deklarata e plotë:
“Sot, siç e dimë të gjithë, ne patëm këtë kërcënim kundër të gjithë popullit të Iranit. Kjo është vërtet e papranueshme. Sigurisht që këtu ka një çështje të së drejtës ndërkombëtare, por edhe shumë më tepër. Kjo është një çështje morale për të mirën e të gjithë popullit.
Do të doja t’u bëja thirrje të gjithëve të marrin parasysh zemrat e kaq shumë njerëzve të pafajshëm, kaq shumë fëmijëve, kaq shumë të moshuarve. Ata janë njerëz krejtësisht të pafajshëm, të cilët gjithashtu mund të jenë viktima të kulmit të një lufte që filloi shumë ditë më parë”, u shpreh Papa Leo XIV para gazetarëve.
Deklarata u bë teksa ai po largohej nga rezidenca e tij në Castel Gandolfo, duke përsëritur thirrjen për shmangien e përshkallëzimit dhe mbrojtjen e jetëve civile.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






