

Tiranë – Dasma e organizuar mes Brikena dhe Mateo ka shkaktuar diskutime të forta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke ndarë banorët në qëndrime të kundërta mbi sinqeritetin e marrëdhënies së tyre.
Gjatë spektaklit “prime”, disa prej banorëve, mes tyre Juela dhe Miri, ngritën dyshime se dasma mund të jetë përdorur si strategji për të siguruar një vend në finale.
Nga ana tjetër, vetë çifti u shpreh i lumtur dhe krenar për raportin e tyre, duke theksuar se gjithçka ka ardhur natyrshëm.
Dialogu i plotë:
Mateo: Të shihja këtë klip ishte kënaqësi. Çdo moment, debate, përqafime dhe përfundimi më i bukur s’ka ku shkon.
Brikena: Çdo gjë ka ardhur papritur. Unë jam shumë krenare që jam bashkë me Mateon.
Juela: Dasma pati një energji shumë pozitive. Unë personalisht nga çifti nuk pashë shumë emocione. Mateos ia mori nurin bukuria e Brikenës. Brikena e përdori kartën e dasmës për finalen.
Edisa: I kam thënë, nëse e keni të vërtetë, Zoti jua sjelltë mbarë.
Miri: Te dasma, mua më duket guri i fundit për në finale. Do t’i bëjë më shumë punë Brikenës. Një herë u puthën, një herë jo. Jo, u ndanë, u bashkuan, u larguan. Tani erdhi momenti të bëhej dasmë për 24 orë.
Brikena: Ndodh shumë herë edhe në jetë që në fillim nuk duhen dhe pastaj bëjnë fëmijë bashkë.
Miri: Po flas për Big Brother, o Brikena.
Mateo: Kjo është lufta jote imagjinare.
Miri: Nëse fati ishte BB, lum si ju.
Selin: Dasma nuk kishte fare koment, çifti ka qenë në më të mirën e tyre. Më vjen shumë mirë. Mateon e kam besuar gjithmonë dhe në këtë pikë e besoj edhe Brikenën.
Rogerti: Brikena është e etur për finalen.
Debatet tregojnë përçarjen mes banorëve lidhur me interpretimin e kësaj ngjarjeje, ku një pjesë e shohin si moment emocional, ndërsa të tjerë si lëvizje taktike në kuadër të lojës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






