Transmetuar më 07-04-2026, 21:41

Iran – Presidenti i Iran, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se miliona qytetarë iranianë janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre në mbrojtje të vendit.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, ai bëri të ditur se mbi 14 milionë iranianë kanë shprehur gatishmërinë për t’u flijuar për Iranin.

“Deri më tani, mbi 14 milionë iranianë trima kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të sakrifikuar jetën për të mbrojtur vendin. Edhe unë e kam sakrifikuar jetën time për Iranin, e bëj dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, shkroi ai.

Deklarata e presidentit vjen në një moment tensionesh të larta, duke theksuar retorikën e mobilizimit dhe angazhimit qytetar në mbështetje të shtetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit