Transmetuar më 07-04-2026, 17:28

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Rrethrrotullimi Grabjan–Plug, në afërsi të fshatit Golem, ku janë përplasur dy mjete.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen Polo” ka goditur nga pas një mjet bujqësor tip zetor. Për pasojë, kanë mbetur të lënduar drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij, të cilët udhëtonin së bashku.

I dëmtuari është identifikuar si Selman Hoxha, rreth 70 vjeç. Të dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Lushnje, ku sipas burimeve mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin si pasojë e përgjumjes, çka ka çuar në përplasjen me mjetin bujqësor.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit