

Vlorë – Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Novoselës, ku humbi jetën një i ri.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00, në mbikalimin e Novoselës, në aksin rrugor drejt fshatit Akërni. Sipas të dhënave paraprake, viktima është 24-vjeçari Albi Hoxha, banues në Fier.
I riu drejtonte një automjet me targa AB009GN, kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë, trupi i tij është gjetur rreth 30 metra larg nga pika e goditjes.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se, bazuar në këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe analizimin e dinamikës së aksidentit, automjeti dyshohet të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi tepër të lartë, që mund të ketë kaluar mbi 200 km/h.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit fatal.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





