Transmetuar më 07-04-2026, 15:33

Tiranë – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se është ende herët për të diskutuar emra konkretë lidhur me kandidaturat për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

I pyetur mbi ambicien e Erion Braçe për të kandiduar për kryetar bashkie, Balla theksoi se procesi brenda Partisë Socialiste është ende në fazë analize.

“Në PS secili ka të drejtën e vet. Kemi hapur një proces shumë të gjerë analize. Sa i përket ambicies për kryetar bashkie, do kemi kohë deri në zgjedhje,” – u shpreh ai.

Balla shtoi se aktualisht nuk ka diskutime të konsoliduara për emra specifikë, duke lënë të hapur garën brenda forcës politike.

Ndërkohë, i pyetur për mungesën e Elisa Spiropali në Kuvend gjatë votimit për çështjen e imunitetit të saj, Balla deklaroi se ende nuk ka një vendim.

“Do ju njoftoj kur ta kem një vendim,” – tha ai shkurtimisht para mediave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit