

Stamboll – Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar këtë të martë pranë ndërtesës ku ndodhet Konsullata Izraelite, duke lënë pas dy persona të vdekur dhe dy efektivë policie të plagosur.
Sipas raportimeve paraprake, në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna, ndërsa pamjet e publikuara nga Reuters tregojnë momentet e tensionit, ku një oficer policie shihet duke nxjerrë armën dhe duke kërkuar mbrojtje.
Në video shfaqet gjithashtu një person i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak. Burime të fundit bëjnë me dije se dy nga të dyshuarit janë vrarë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Zona pranë konsullatës izraelite është e njohur për masat e larta të sigurisë, me prani të vazhdueshme të forcave të armatosura të policisë. Pas incidentit, forca të shumta policore kanë rrethuar perimetrin, ndërsa patrullimet janë shtuar ndjeshëm.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç Gürlek, njoftoi se Zyra e Kryeprokurorit Publik ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






