Transmetuar më 07-04-2026, 14:17

Vlorë – Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lungomare, ku një 4-vjeçare u sulmua nga një qen i llojit pitbull, duke pësuar plagë në kokë.

Një punonjës i Bashkisë së Vlorës, i cili ndodhej pranë në momentin e incidentit, ka rrëfyer se ndërhyrja e tij e menjëhershme shmangu pasoja edhe më të rënda për të miturën.

Sipas dëshmisë së tij, qeni u turr papritur drejt fëmijës dhe e kapi në pjesën e kokës, ndërsa ai reagoi me shpejtësi duke e neutralizuar kafshën.

“Vajza ishte me nënën, gjyshen dhe gjyshin. Qeni po kalonte aty dhe u turr duke e kapur nga koka. Shkova menjëherë, e kapa dhe e lidha me zinxhir. Ka tre ditë që qarkullon rrugëve pa pronar. Vajzën e kafshoi në kokë… shpëtoi falë ndërhyrjes në kohë,” – u shpreh ai.

Sipas dëshmitarit, qeni lëvizte prej disa ditësh i lirë nëpër qytet, me një zinxhir të varur në qafë, çka ngre dyshime se mund të ketë qenë i braktisur.

E mitura u transportua me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e mundshëm të pronarit të kafshës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit