

Sulm nga qeni në Lungomare, lëndohet rëndë një fëmijë 4-vjeçar. Niset me urgjencë në spital
Vlorë – Një ngjarje dramatike është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Lungomares, ku një fëmijë rreth 4 vjeç është sulmuar nga një qen, duke pësuar plagë të rënda në pjesën e kokës.
Sipas burimeve paraprake, i mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të bërë të mundur kapjen dhe izolimin e kafshës.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:20, në lagjen “Pavarësia”, një kafshë shtëpiake (qen i racës Pitbull) ka sulmuar një fëmijë 4 vjeç, i cili ishte i shoqëruar nga familjarët e tij.
Fëmija u dërgua në spital për mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Pitbulli kafshoi 4-vjeçaren në Vlorë, flet burri që e shpëtoi: Qeni u turr dhe e kapi nga koka
Një punëtor i bashkisë i cili ndodhej pranë vajzës së vogël në momentin që është sulmuar nga qeni pitbull në Vlorë, ka arritur që ta shpëtojë të miturën nga lëndime më të mëdha.
Ai ka rrëfyer se kur pa që qeni e sulmoi, iu afrua me shpejtësi dhe e kapi nga zinxhiri që kishte, duke e larguar nga 4 vjeçarja.
Ai tha se qeni lëvizte nëpër qytet pa pronar dhe me një zinxhir të lidhur në qafë.
“Vajza ishte më nënën me gjyshen dhe gjyshin. Qeni po kalonte atje, u turr dhe i kapi kokën. Vajta e kapa qenin dhe e lidha me zinxhir.
Qeni ka tre ditë rrugëve. Vajzën e kafshoi në kokë… shpëtoi, fati i saj dhe që unë ndërhyra në moment. Qeni ka gjithë ditën që vjen vërdallë me një zinxhir”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






