Transmetuar më 07-04-2026, 12:11

Ish-drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku qëndroi rreth dy orë.

Bici hyri e vetme në ambiente dhe doli pas dy orësh. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së saj në SPAK.

Dallëndyshe Bici u shkarkua nga posti i kryeinspektores së IKMT-së në janar 2026, pas 18 muajsh në këtë detyrë, kur ishte emëruar në korrik 2024.

Në vendin e saj u emërua Adriatik Kupi, i cili më parë ka mbajtur disa funksione, përfshirë drejtor të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit