Transmetuar më 07-04-2026, 11:53

Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla, kanë ftuar përfaqësuesit e protestuesve të sektorit të blegtorisë për një takim në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, me qëllim diskutimin e shqetësimeve të ngritura nga fermerët.

Përfaqësuesit e blegtorëve, të cilët po zhvillojnë protestë për rritjen e mbështetjes financiare dhe uljen e çmimeve të naftës, u pritën nga ministrat për të diskutuar mbi kërkesat dhe sfidat që lidhen me aktivitetin e tyre ekonomik.

Takimi zhvillohet në një moment tensioni mes fermerëve dhe institucioneve, ndërsa pritet të shihet nëse dialogu do të sjellë zgjidhje konkrete për sektorin e blegtorisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit