Transmetuar më 07-04-2026, 10:17

Apeli i Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar ankimin e deputetes Belinda Balluku për heqjen e masës “pezullim nga detyra”.

Sipas vendimit, kërkesa e paraqitur nga Balluku nuk është pranuar nga trupa gjykuese, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes se masa nuk është më në fuqi, për shkak se ajo nuk mban më funksionet e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte vendosur masën “pezullim nga detyra” ndaj Ballukut më 19 nëntor, në kohën kur ajo ushtronte detyrat qeveritare.

Deputetja akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera” dhe është marrë e pandehur në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Po ashtu, ajo është nën hetim edhe për 7 lote të Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për përfshirje në tre procedura të tjera tenderuese.

Çështja vijon të jetë në proces hetimor, ndërsa vendimi i Apelit lë në fuqi qëndrimin e mëparshëm të shkallës së parë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit