Transmetuar më 07-04-2026, 08:49

Një aksident i rëndë gjatë natës në rrugën Fier–Vlorë, humb jetën një i ri

Vlorë – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Fier–Vlorë, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në autostradën “Fier–Vlorë”, në vendin e njohur si mbikalimi i Novoselës, në drejtim të fshatit Akërni.

Sipas të dhënave, automjeti që drejtohej nga shtetasi Albi Hoxha, 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në aksident.

Policia tha se si pasojë drejtuesi i mjetit, Albi Hoxha, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit