

Tregu valutor për ditën e sotme paraqitet relativisht i qëndrueshëm, me luhatje të lehta në kursin e këmbimit të monedhave kryesore.
Sipas të dhënave të fundit, dollari amerikan vijon të mbetet në nivele të ulëta, duke u këmbyer me 82 lekë në blerje dhe 83.2 lekë në shitje.
Ndërkohë, euro blihet me 95.2 lekë dhe shitet me 96 lekë, duke ruajtur një kurs të qëndrueshëm në raport me monedhën vendase.
Franga zvicerane paraqitet më e fortë, duke u blerë me 102.8 lekë dhe shitur me 104 lekë.
Edhe paundi britanik vijon në nivele të larta, me kurs blerjeje 108.6 lekë dhe shitjeje 109.6 lekë.
Sa i përket dollarit kanadez, ai këmbehet me 58.9 lekë në blerje dhe 60.2 lekë në shitje.
Në tërësi, tregu i këmbimit valutor nuk paraqet luhatje të forta për ditën e sotme, duke reflektuar një stabilitet relativ të monedhës vendase përballë valutave kryesore ndërkombëtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






