

Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat veriore priten vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës, kryesisht në formë vranësirash të larta dhe transparente.
Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s.
Sa i përket detit, në detet Adriatik dhe Jon pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






