Transmetuar më 06-04-2026, 22:40

SARAJEVO – Kualifikimi historik i Bosnjës për Kupën e Botës 2026, pas fitores dramatike me penallti ndaj Italisë, solli në skenë një protagonist të papritur jashtë fushës: 14-vjeçarin Afan Cizmic, i cili shërbente si mbledhës topash.

I riu, që luan për ekipet zinxhir të NK Čelik, arriti të marrë nga portieri italian Gianluigi Donnarumma një letër me shënime mbi gjuajtësit boshnjakë gjatë penalltive. Afan e fshehu letrën, duke e privuar Donnarumma-n nga një ndihmë strategjike dhe duke e detyruar të mbështetej vetëm te intuita.

Momenti krijoi tension të dukshëm në stadium, me portierin italian që kërkonte në mënyrë të kotë shënimet e humbura.

Afan Cizmic është tashmë kthyer në simbol të këtij suksesi të madh për Bosnjën. Letra e famshme pritet të dalë në ankand për bamirësi, ndërsa tifozët shprehin dëshirën që 14-vjeçari të jetë i pranishëm si maskotë në Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit