Transmetuar më 06-04-2026, 22:28

TIRANË – Dasma e Mateos dhe Brikenës brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5 solli momente romantike dhe një puthje pasionante mes çiftit, por nuk shpëtoi nga komentet ironike jashtë shtëpisë.

Jul Deda, i njohur për reagimet e tij të drejtpërdrejta mbi dinamikat e edicionit, përdori këtë rast për të lëshuar një thumb ndaj Brikenës. Në një postim në InstaStory, aktori shkroi:

“Në Big Brother, kurrë mos thuaj kurrë, gjithçka mund të ndodhë. Prandaj duhet shumë kujdes ça nxjerr nga goja, pastaj gjykohesh.”

Reagimi i tij ironik lidhet me një deklaratë të hershme të Brikenës, kur në fillimet e spektaklit ajo ishte shprehur me bindje se mes saj dhe Mateos nuk do të kishte asgjë.

Tashmë, pasi dyshja ka përfunduar duke “martuar” dashurinë e tyre brenda lojës, komentet e Dedës rikujtojnë sa shpejt mund të ndryshojnë situatat në një format reality si Big Brother VIP.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit