Transmetuar më 06-04-2026, 22:02

TIRANË – Në shtëpinë e Big Brother VIP 5, Mateo dhe Brikena kanë shkëmbyer sot unazat, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasmë të veçantë brenda reality show-t. Momenti u pasurua nga praninë e një të ftuari special, mbesës së vogël të Mateos, e cila solli unazat për çiftin.

Pas shkëmbimit të unazave, çifti vallëzoi nën ritmet e këngës së tyre të preferuar, “Të Dua”, të cilën Mateo ia kishte dedikuar më parë Brikenës.

“Ka qenë një udhëtim shumë i gjatë dhe i vështirë, plot emocione. Doja të thoja që ti më ke dhënë të gjitha ngjyrat e këtij BB. Do ma bësh edhe jashtë jetën më të bukur,” u shpreh Mateo.

Nga ana e saj, Brikena tha: “Unë doja të thoja shumë gjëra, por kam shumë emocione. Nuk e kisha menduar kurrë të bëja një dasmë këtu. Pranova sepse ndjej shumë për ty dhe dua të jem përgjithmonë me ty.”

Ceremoninë e përfundoi Kristi me fjalët: “Ju shpall zyrtarisht burrë e grua.”

Ky moment shënon kulmin e marrëdhënies së çiftit, i cili ka ndjekur rrugëtimin e tij të veçantë brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit