Transmetuar më 06-04-2026, 21:33

VLORË – Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues.

Sipas një njoftimi nga Ujësjellës-Kanalizime Vlorë, ndërprerja do të prekë zonat: Lungomare, Lagjja “24 Maji” dhe Lagjja “1 Maji”, si pjesë e projektit të ujësjellësit të ri të qytetit.

Si pasojë, furnizimi me ujë do të ndërpritet në zonën bregdetare, përfshirë: Uji i Ftohtë, Lungomare, 10 Korriku, Kalaja dhe Jonufra. Pjesa tjetër e qytetit do të ketë mungesë uji vetëm gjatë pasdites së së martës, ndërsa furnizimi pritet të rikthehet normalisht në mëngjesin e së mërkurës.

Ujësjellës-Kanalizime Vlorë i bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin masat e nevojshme për këtë ndërprerje të përkohshme dhe falënderon për mirëkuptimin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit