

Në luftë për jetën gjendet një djalë në moshë ende të re, pasi u plagos ndërsa një makinë e përplasi dhe shoferi u zhduk nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Asim Vokshi", jo larg bulevardit Zogu I në Tiranë, kur një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin J. C., 38 vjeç.
Në gjendje kritike nga plagët e marra, i riu është gjetur nga persona të rastësishëm fhe më pas është dërguar në spital.
Mjekët dhe policia thanë se 38 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Kohët e fundit kronika e zezë ësbtë mbushur shqetësueshëm me raportime për aksidente ku shoferët braktisin personat që përplasin dhe largohen në drejtim të paditur duke mos u dhënë as ndihmën e parë.
/noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






