

Tre burra krutanë kanë dhunuar një tjetër vendas dhe ngjarja ka precipituar në grabitjen me forcë të makinës që viktima i dhunës së tyre kishte duke u larguar më pas në drejtim të paditur.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, tha se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë i kanë identifikuar autorët dhe i shpallën në kërkim ata.
Të dyshuarit janë shtetasit E. H., B. T. dhe K. S., banorë të Krujës, raporton noa.al.
Tre të rinjtë akuzohen se i kanë marrë me dhunë automjetin shtetasit R. C, banor i Krujës. Noa.al citon policinë të thotë se grabitja e dhunshme u krye për motive të dobëta, por shkaqet e sakta nuk bëhen të ditura. Policia e Tiranës tha se nuk ishte në gjendje të jepte as moshat e personave të përfshirë në ngjarje.
Grabitja e dhunshme e automjeteve vitet e fundit është shumë e rrallë dhe ka qenë fenomen i zakonshëm në vitet 1997-2000 kur shteti kapitulloi.
Policia tha se po punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






