

Një konflikt për motive të dobëta në Berat ka përfunduar me përdorimin e mjeteve prerëse, ndërsa dy persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit F. N., 35 vjeç, dhe E. R., 16 vjeç, të dy banues në Berat.
Sipas hetimeve paraprake, 35-vjeçari ka kanosur me thikë shtetasin B. R., 67 vjeç, si dhe djalin e tij të mitur. Pas kësaj, 16-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e goditur 35-vjeçarin me një sëpatë.
Si pasojë e plagëve të marra, 35-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Berat për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






