Transmetuar më 06-04-2026, 12:24

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Austri, ku një burrë me origjinë nga Kosova ka vrarë gruan e tij 38-vjeçare. Krimi ndodhi të dielën rreth orës 18:30 në Sooß, Komuna Baden. Gruaja u gjet në oborrin e banesës me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës thikë, si dhe nga arma e zjarrit, një pistoletë, sipas mediave lokale.

Autori, një 47-vjeçar, u arrestua shpejt nga policia dhe ndodhet tashmë në paraburgim. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar motivet e krimit, ndërsa është urdhëruar një autopsi për të konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes.

Në vendngjarje u sekuestrua një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur nga autori. Sipas burimeve hetimore, çifti kishte pasur konflikte të shpeshta kohët e fundit, por dinamika e aktit të dhunshëm mbetet ende e paqartë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta tek komuniteti shqiptar dhe autoritetet austriake kanë forcuar kontrollet në zonë, duke nisur hetime të mëtejshme për të zbuluar të gjitha rrethanat e krimit.

Ky rast shënon një nga ngjarjet më tragjike të dhunës në familje mes komunitetit shqiptar jashtë vendit gjatë vitit të fundit.

(Imazhi: Monatsrevue/Lenger Thomas/Krone.at)

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit