Transmetuar më 06-04-2026, 10:52

Shqipe Hysenaj po ndjek me vëmendje zhvillimet e “Big Brother VIP Albania” dhe ka komentuar marrëdhënien mes Mateo dhe Brikena.

Sipas saj, Mateo duket se i kushton një vëmendje të veçantë Brikenës, veçanërisht gjatë periudhës vendimtare që çon drejt finales. Në rrjetet sociale, Shqipe sugjeroi se Brikena mund të arrijë në top 4 para Mateos:

“Më duket se Mateo po ia jep gjithë fuqinë dhe vëmendjen Brikenës për Finale. Përpara do të futet Briki te 4-shja e finalisteve sesa Teo. Mund të iki para Brikit me të njëjtën teknikë në Big,” shkroi ajo.

Finalja e madhe e spektaklit është caktuar për 18 prill, ndërsa komentet e figurave publike si Shqipe Hysenaj po rrisin debatet dhe pritshmëritë te fansat për strategjitë dhe aleancat brenda shtëpisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit