

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur në ambientet e SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.
Pas daljes nga SPAK, Berisha hodhi akuza të forta ndaj drejtuesve të drejtësisë, duke deklaruar se brenda ambienteve ka parë Ergys Agasi së bashku me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Sipas tij, Agasi “festonte” pasi nuk ka asnjë mandat ndërkombëtar për arrestimin e tij, ndërsa shtoi se ai lëviz lirshëm.
Berisha akuzoi gjithashtu edhe gjyqtaren Irena Gjoka, duke pretenduar për përfshirje në shkelje të rënda ligjore dhe falsifikime dokumentesh.
Mbështetës të Berishës u mblodhën sërish para ambienteve të SPAK, ndërsa ai pritet të vijojë betejën ligjore lidhur me çështjen në fjalë.
DEKLARATA E BERISHES
Altin Maneku Troplini! Altin Troplini merr edhe një mbiemër të ri, të denjë për të dhe ky mbiemër është manaku.
Mercenarit të Edi Ramës, armikut të egër të pluralizmit dhe votës së lirë të shqiptarëve. Drejtësia vonon, por nuk harron!
Tani, aty gjeta Ergys Agasin bashkë me Irena Dumanin, Irena Maneku Gjoka Dumani, etj.
Gysi festonte se asnjë mandat ndërkombëtar nuk është lëshuar për arrestimin e tij.
Gysi, gjoja, është në kërkim.
Ai në fakt rrugën më të shpeshtë që bën, e bën për në Surrel.
Po ta quajmë Surrelin një repblikë tjetër, atëherë mund të themi, por ai është një vizitor i shpeshtë i Surrelit.
Sot thashë se Dumani merr edhe mbiemrin Maneku sepse në një akt më të turpshëm, në një akt flagrant të mbrojtjes së krimit, Edi Rama dhe Altin Dumani nxorën të pafajshme Irenën me 5 mbiemra.
Çdo qytetari i kërkoj vëmendjen e tij sepse ky është një rast unik në historinë e drejtësisë. Se si një kriminele, se si një delinkuente hap dosje me urdhër të Ramës tek Altin Troplini me qëllimin e vetëm për t’u nxjerrë e pafajshme.
Irena Maneka Gjoka Dumani sipas dokumenteve që kam paraqitur këtu, është përzënë, zbuar dy herë nga Greqia sepse ka falsifikuar dokumente dhe jo vetëm dokumente, por ka falsifikuar edhe kombësinë e saj.
Ka shkuar me dokumente dhe vizë të falsifikuar, çka dënohet si akt, por ka shkuar edhe me kombësi të falsifikuar pasi është paraqitur si minoritare, në një kohë që ajo është myzeqare.
Përveç kësaj Irena Maneku Gjoka Dumani ka mashtruar sepse ka autorizuar avokatin që të ndjekë çështje gjyqësore, në ndjekje të çështjes gjyqësore, gjykata administrative e Janinës e ka dënuar me një vit burg për falsifikimin.
Tani shikoni se çfarë horrash pa moral, pa nder, pa dinjitet, pa ligj janë këta. KLP e merr në shqyrtim dosjen dhe pasi prokurori i përgjithshëm deklaron se është e dënuar në Greqi, Irena Gjoka Maneku, KLP e Irenës apo Irenat e KLP nuk e marrin në shqyrtim vendimin e prokurorisë por deklarojnë se këtë duhet ta shqyrtojë ILD-ja, sikur kjo nuk ishte gjykatëse.
Prisni, shkojmë më tutje. Altin Troplini, me urdhër të Edi Ramës sepse kjo që ta dini është fort shoqe që drekon dhe darkon me Lindën e Surrelit. Në fakt ka një restorant atje që muret e tij flasin shumë.
Pra, darkon dhe drekon me Lindën e Surrelit. Pra, me porosi të Edi Ramës, Altin Troplini i hap çështje pa emër kësaj, sepse po t’i hapte çështje penale me emër siç ishte njeriu i përzënë nga Greqia, njeriu i dënuar në Greqi, atëherë ajo duhet të largohej nga detyra automatikisht me hapjen e çështjes penale.
Por çështja penale u hap pa emër për t’u mbyllur me emër. Një mbyllje të tillë të turpshme mund të bëjë vetëm Altin Troplini dhe askush tjetër.
Mbyllja e turpshme ishte se Irena me 5 mbiemra nuk e ka ditur, pavarësisht se ka autorizuar avokatin, por nuk e ka ditur se është dënuar nga gjykata.
Dhe me këtë rast ajo del e pafajshme, paçka se në të gjitha rastet e tjera të padijes, i padituri është dënuar pa asnjë hezitim. Kanë qenë gjykatës të lartë dhe kushtetues, janë dënuar dhe nuk u është pranuar deklarata e tyre se nuk e dinin.
Edhe këshilltarë të këshillave bashkiakë janë dënuar dhe nuk është pranuar se nuk e kanë ditur dënimin në një vend tjetër. Nuk ka një akt më të shëmtuar. Kjo është fytyra e tyre.
Përveç kësaj, Irena me 5 mbiemra nuk ka falsifikuar vetëm në Greqi, nuk është dënuar vetëm në Greqi, por ajo ka falsifikuar të paktën pesë herë, për çka dënohet penalisht, të gjithë formularët që ajo ka plotësuar për vetingun, ILDKP-në, për emërimet e saj në gjykatën speciale. Pra janë 5 formularë në të cilët ajo ka mashtruar shtetin shqiptar.
Por Altin Maneku e ka injoruar totalisht të gjithë këtë, në një kohë kur çdo person tjetër i cili është gjetur se ka falsifikuar formularin është dënuar dhe penalisht dhe është nxjerrë nga detyra.
Kjo nuk ndodh me Irenën me 5 mbiemra sepse është e mbrojtur nga familja më mafioze e Shqipërisë, që është familja Rama. Përveç këtyre, Irena Gjoka Maneku Dumani ka fshehur pasurinë e saj. Çdo zyrtar i gjetur në fshehje pasurie është ndëshkuar sipas ligjit. Irena ka fshehur apartamente dhe garazhe, por këtu e thirri Altin Dumani, i tha si i ke fshehur ti këto?
Po ti, i tha, si i ke fshehur këto 4 shtëpitë? E kuptoni se si e kanë neutralizuar njëri-tjetrin? Ju u duket si habi, por kjo ka ndodhur se këtu ndodhin çudira. Kështu që Irena me apartament të fshehur, me garazh të fshehur, në vend që të shkojë aty ku e ka vendin, në burg, i thotë Dumanit, shih pak veten tënde.
Dhe këtu do i sjellim edhe ato të Dumanit, do i bëjmë të gjitha, sepse ka mashtrime të turpshme dhe ai dhe së shpejti do merrni vesh. Por thashë ta përfundojmë me klienten e tij, pastaj t’i kthehemi Troplinit.
Kjo është siç e shihni të dashur qytetarë, pyeteni veten cili qytetar shqiptar i cili ka kryer pesë shkelje të rënda ligjore, krime, nuk përballet me dënimin? Duhet të jesh gjykatës special ose prokuror special që të mos ekzistojë ligji.
Ish-ministrja Spiropali del në përkrahje të protestës së studentëve në RMV: Gjuha shqipe nuk diskutohet, është e drejtë themelore! Këta janë llumi i shtetit shqiptar, janë turpi i zyrtarëve shqiptarë, këta nuk kanë ligj, moral, dinjitet përveçse krim, krim dhe vetëm krim. Merreni edhe këtë libër, urdhëroni. Libri paraqet 35 falsifikime të kuzhinës Dumani-Kraja-Milonai.
35 falsifikime të dokumentuara nga kuzhina Kraja-Dumani-Milonai
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






