Transmetuar më 06-04-2026, 10:48

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 00:10 në fshatin Toç, ku në oborrin e banesës së një 67-vjeçari dyshohet se është vendosur një sasi tritoli, duke shkaktuar dëme materiale.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e Administratorit te Njësisë Administrative Qesarat Butjan Kapa në fshatin Toç në Memaliaj. Butjan Kapaj është gjithashtu anëtar kryesie në Partinë Demokratike.

Sipas Policisë, autorët gjatë largimit në aksin rrugor Krahës–Memaliaj, pranë fshatit Qesarat, kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.

Nga pamjet filmike ka rezultuar se kanë qenë dy autorë, të cilët kanë zbritur nga një automjet tip “Range Rover”.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorëve, ndërsa hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit