

Bombola e gazit që shpërtheu mbrëmjen e së dielës në një byrektore në Lezhë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Siç tregojnë pamjet nga vendngjarja, janë prekur biznese, banesa dhe automjete përgjatë rrugës Rruga Luigj Gurakuqi.
Forca e shpërthimit ka qenë e lartë, duke shkaktuar dëme në një perimetër të gjerë. Shpërthimi ndodhi brenda një lokali, ndërsa zhurma e fortë ka alarmuar dhe frikësuar banorët e zonës.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






