Transmetuar më 06-04-2026, 00:21

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, raportohet për disa biznese dhe makina të dëmtuara, arsyet nuk janë të qarta, por dyshimet janë për shpërthim gazi, ndërsa sapo ka nisur hetimi për shkaqet.

Ngjarja ndodhi para mesnatës, rreth orës 23:00, të datës 5 prill 2026, në qytetin e Lezhës, raporton noa.al.

Policia tha se në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme të shumta materiale në lokal, janë dëmtuar tre automjete të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të shumta në dy bizneset ngjitur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit