

Lideri i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer, ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke e cilësuar atë si “një të çmendur të paekuilibruar”.
Në një postim në rrjetin social X, Schumer kritikoi deklaratat e fundit të Trump, duke i cilësuar ato si të papërgjegjshme dhe shqetësuese.
“Gëzuar Pashkët, Amerikë. Ndërsa qytetarët festojnë me familjet e tyre, presidenti deliron në rrjetet sociale si një i çmendur i paekuilibruar”, shkroi ai.
Senatori nga Nju Jorku shtoi se Trump po përdor retorikë të rrezikshme, duke përmendur kërcënimet e mundshme ndaj Iranit, përfshirë goditjen e infrastrukturës kritike si centrale elektrike dhe ura, nëse nuk arrihet një marrëveshje ose nuk hapet ngushtica e Ngushtica e Hormuzit.
Sipas Schumer, këto deklarata rrezikojnë të përkeqësojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të largojnë aleatët e Shteteve të Bashkuara.
“Kjo është ajo që ai është, por nuk është ajo që jemi ne. Vendi ynë meriton shumë më mirë”, përfundoi ai.
Deklaratat e forta vijnë në një moment tensionesh të shtuara në arenën ndërkombëtare, ndërsa retorika politike në SHBA mbetet e polarizuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






