

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë festimeve të Pashkëve në Gjermani, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një peme, të shkaktuar nga erërat e forta që përfshinë zonën.
Sipas raportimeve, incidenti ndodhi në Satrupholm, ndërsa viktimat ndodheshin duke marrë pjesë në një aktivitet festiv.
Autoritetet bëjnë me dije se mes viktimave janë një foshnjë 10-muajshe, një 21-vjeçare dhe një 16-vjeçare.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa priten hetime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






