Transmetuar më 05-04-2026, 20:28

Një nga momentet më të rëndësishme të spektaklit të fundit të Big Brother VIP Albania ishte shpallja e Selina si finalistja e parë e këtij sezoni.

Gara kokë më kokë mes saj dhe Brikena mbajti publikun në tension deri në fund, me vota të ndara dhe një konkurrencë të fortë. Në përfundim, Selina siguroi mbështetjen më të madhe të publikut, duke marrë biletën e parë për në finalen e madhe.

Pas shpalljes së rezultatit, atmosfera në shtëpi u mbush me emocione të përziera. Megjithatë, vëmendjen kryesore e mori reagimi i Mateo, i cili zgjodhi të tregojë sportivitet pavarësisht situatës.

Mes aludimeve për marrëdhënien mes tij dhe Selinës, si dhe faktit që kjo e fundit kishte mposhtur një prej banoreve të afërta me të, Mateo iu afrua menjëherë për ta uruar. Ai e përgëzoi për fitoren dhe vlerësoi rrugëtimin e saj në lojë, duke treguar respekt për arritjen e saj.

Ky moment u komentua gjerësisht në rrjet, ku shumë ndjekës e cilësuan reagimin e tij si një shembull të fair-play në një garë të fortë si BBV.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit