

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Stenaldo, ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me Mali, duke dhënë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
I ftuar në emisionin E Diell, Stenaldo u shpreh se nuk e kishte pritur të krijonte një miqësi kaq të fortë brenda formatit.
“Me të thënë të drejtën, më shumë kisha menduar se do martohesha në Big Brother sesa të gjeja një shok si Mali, sepse nuk është kollaj që në një program të tillë të bësh miq”, tha ai.
Ai theksoi se marrëdhënia mes tyre ka qenë e sinqertë dhe pritet të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë. Sipas tij, një nga cilësitë që e ka vlerësuar më shumë te Mali është fakti që ka ruajtur identitetin e tij, pavarësisht presionit të garës dhe synimit për të fituar çmimin e madh.
Stenaldo shtoi se ata janë takuar pas daljes nga shtëpia dhe kanë ende shumë për të ndarë me njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se miqësia e tyre do të vijojë edhe jashtë kamerave.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






