Transmetuar më 05-04-2026, 18:51

Pesë vdekje të regjistruara brenda dy muajve në institucionet e ekzekutimit të dënimit kanë ngritur shqetësime serioze mbi gjendjen shëndetësore dhe trajtimin mjekësor të të burgosurve në Shqipëri.

Mëngjesin e së dielës, Policia njoftoi se Hajri Ramazan Robi, i dënuar për dhunë në familje, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Reanimacion, si pasojë e një arresti kardiak. Ky është rasti i pestë që nga fundi i janarit i raportuar nga Drejtoria e Burgjeve.

Më herët, rastet e tjera përfshijnë:

3 prill – Paraburgosuri Medat Spahiu humbi jetën në QSUT si pasojë e një embolie pulmonare. 30 mars – I dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj, u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, por nuk mundi të mbijetojë pas përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore. 20 mars – Një 41-vjeçar i arrestuar për një vepër të lehtë penale ndërroi jetë në Bllokun e Sigurisë në Tiranë; autoritetet dyshojnë për shkaqe natyrale, por hetimet vazhdojnë. 25 janar – Një i ri 20-vjeçar, Nicolae Ionnut Erion Deliver, vdiq në IEVP Shkodër; hetimet për rrethanat e vdekjes janë ende në zhvillim.

Shpeshtimi i këtyre rasteve ka rritur dyshimet mbi cilësinë e kujdesit shëndetësor për të burgosurit, veçanërisht për ata me probleme serioze shëndetësore, dhe ngre pyetjen nëse ata marrin trajtimin e nevojshëm gjatë vuajtjes së dënimit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë një reagim të përbashkët që lidhet me të gjitha këto raste, por hetimet individuale për secilin vdekje janë në vazhdim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit