Transmetuar më 05-04-2026, 16:36

Është ndarë nga jeta drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës, Etmond Llabani. Ai ishte komanduar në krye të burgut pas arratisjes së Altin Ndocit, duke marrë drejtimin në një moment të ndjeshëm për sigurinë e institucionit.

Më parë, Llabani kishte drejtuar edhe burgun e Peqinit. Në janar të këtij viti, pak kohë pas marrjes së detyrës në Durrës, ai pësoi një hemorragji cerebrale, e cila ndikoi rëndë në shëndetin e tij. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë.

Institucioni dhe kolegët e tij shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe komunitetin e punonjësve të burgjeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit