

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin e Kosovës. Lojtari i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare gjatë një ndeshjeje futbolli.
Sipas informacioneve paraprake, Gubetini humbi ndjenjat pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së Kupës mes KFV Barileva dhe KFV Deçani. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe përpjekjeve për ta ndihmuar, ai ndërroi jetë. Mediat në Kosovë raportojnë se dyshohet se shkak ishte një atak kardiak.
Lajmi është konfirmuar nga klubi përmes një reagimi zyrtar, ku vlerësohet kontributi i vazhdueshëm i Gubetinit në skuadër dhe përkushtimi i tij shumëvjeçar në futbollin e veteranëve. “Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gubetini, komunitetit sportiv dhe të gjithë miqve e bashkëlojtarëve që patën fatin ta njihnin”, thuhet në njoftimin e klubit.
KFV Barileva thekson se Gubetini do të mbahet mend si një figurë e respektuar dhe pjesë e rëndësishme e ekipit që nga krijimi i skuadrës së veteranëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






