Transmetuar më 05-04-2026, 15:56

SHBA – Autoritetet amerikane po hetojnë një incident me të shtëna me armë të raportuara gjatë natës pranë Lafayette Park, përballë Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Shërbimi Sekret i SHBA, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pas kontrollit të zonës nuk është identifikuar asnjë i dyshuar.

Presidenti Donald Trump ndodhej në Shtëpinë e Bardhë gjatë fundjavës, por nuk ka reaguar lidhur me incidentin.

Autoritetet bëjnë me dije se operacionet në kompleksin presidencial vijuan normalisht, megjithatë masat e sigurisë në zonë janë shtuar.

Shërbimi Sekret i SHBA po bashkëpunon me policinë e Distriktit të Kolumbisë dhe Policinë e Parkut për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit