

HIMARË – Një 19-vjeçar nga Egjipti është gjetur i pajetë pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë, në zonën e Himarës.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima me inicialet H. O., banues në Menia, Egjipt, është konstatuar pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të datës 4 prill 2026, pas një njoftimi nga shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se i riu mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Trupi i 19-vjeçarit është transportuar në morgun pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë kompetente për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






