

TIRANË – Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e njohur si “9-katëshet” në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në një nga katet e ndërtesës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






