Transmetuar më 05-04-2026, 14:43

TIRANË – Çmimet e fruta-perimeve në Shqipëria vijojnë të rriten ndjeshëm, duke e kthyer domaten në një produkt thuajse “luksi” për konsumatorët vendas.

Sipas një vëzhgimi të fundit, në Tiranë një kilogram domate shitet nga 280 deri në 340 lekë, në varësi të varietetit dhe zonës së tregtimit. Ndërkohë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai, i njëjti produkt tregtohet rreth 180 lekë për kilogram, rreth 33% më lirë se në Shqipëri.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një rritje të çmimeve nga 20 deri në 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, në tregjet e shumicës si Lushnjë dhe Elbasan, që furnizojnë pjesën më të madhe të kryeqytetit, fermerët i shesin domatet me 120 deri në 160 lekë për kilogram. Megjithatë, çmimi përfundimtar për konsumatorin në Tiranë arrin mesatarisht në rreth 300 lekë, pothuajse dyfish.

Ekspertët e tregut theksojnë se diferenca e lartë mes çmimit të fermerit dhe atij final lidhet me kostot e transportit, ndërmjetësit dhe marzhet e tregtarëve, duke rënduar drejtpërdrejt mbi konsumatorin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit